Investimet e Huaja Direkte janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka pasur një zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkte luajnë një rol kyç në procesin e integrimit global ekonomik. Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në ato investuese. Efektet në vendet pritëse janë të rëndësishme si për nga shumëllojshmëria e tyre ashtu dhe për nga rëndësia ekonomike, politike dhe sociale që ato gjenerojnë. Përfitimi i këtyre efekteve nuk vjen automatikisht por ndikohet nga realizimi i disa kushteve specifike. IHD-të sjellin kapitalin e nevojshëm, rritin produktivitetin e ekonomisë nëpërmjet transferimit të njohurive dhe...